Situata problematike nga reshjet, Rama: Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve

schedule12:50 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 12:50 - 17 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se autoritetet janë në monitorim të situatës që është krijuar në veri si pasojë e reshjeve të fundit.
Rama ka ndarë në “Facebook” foto të Forcave të Armatosura që ndihmojnë njerëzit, teksa shpreh gatishmëri për çdo nevojë që qytetarët mund të kenë.
“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut. Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, shkruan Rama krahas fotove.

Reshjet e dendura kanë sjellë probleme në zonën e Shkodrës. Pasditen e djeshme, gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të shtune, teksa prurjet e lumenjve janë rritur. Bashkia e Shkodrës, ka bërë një bilanc së fundmi ku njoftohet se janë 3020 ha tokë të përmbytura. Po ashtu në këtë zonë janë me prezencë të ujit 155 banesa, prej të cilave në dy banesa uji ka depërtuar brenda.

Probleme ka pasur edhe në zona të tjera të vendit, si Fushë Mamurras apo Librazhd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!