Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata nga zjarret, Rama: Këto ditë kemi mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë

schedule12:49 - 13 Gusht, 2025

schedule 12:49 - 13 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me zjarret. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ka shpërthyer një debat, se pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës, por ai siguron se këto ditë vendi ka mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë.

Kjo sipas Ramës, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama shtoi se situata e rëndë e zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pak a shumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.”, shkruan Rama në X./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!