Situata nga pandemia, Basha: Për qytetarët e infektuar të rimbursohen 100% mjekimet e Covid

schedule18:43 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:43 - 23 Shtator, 2020

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në selinë blu ka thirrur ekspertët e partisë për shëndetësisë për të diskutuar për problemet me të cilat përballet sistemi në luftën kundër Covid-19, por edhe qytetarët.

Kryedemokrati pasi akuzoi qeverinë se po përballet me pandeminë me një sistem primitiv, kërkoi që shteti të bëjë rimbursimin e ilaçeve për qytetarët që infektohen me Covid.

Spitalet nuk bëjnë diagnostikimin dhe trajtim të pacientëve me Covid, nuk kanë kushte minimale për përkujdesje, këto i kemi parë, të afërmit e pacientëve shkojnë akoma me bombolat e oksigjenit dhe vazhdon përqendrimi total i trajtimit, pra kush është me Covid duhet të vijë në Tiranë, nuk ka trajtim në asnjë qendër tjetër, janë vetëm dy spitalet Covid. 

Mbetemi me numrin më të ulët të testimeve në popullatë, nuk ka gjurmim të rasteve, përdorim sistem primitiv, nuk kryejmë gjurmimin e kontakteve, nuk bëhet ndjekja e pacientit dhe kontaktit, nuk ka analiza gjaku, mjekimet jepen me telefon dhe nuk rimbursohen.

Sa i përket çështjes së vaksinës, bashkëpunimi me BE-në dhe SHBA, që kemi sugjeruar që në korrik, nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. Parë nga këndvështrimi i profesionistëve konstatohet që numrat me të cilat ka nisur përballja, sot janë më të ulët, një pjesë vijon largimi i mjekëve, nuk janë zëvendësuar nga të rinj. 

Të “Shefqet Ndroqi” shkuan 50 mjekë dhe infermierë dhe në javën e parë ikën 40. Paketa e një mijë eurove për mjekët ka qenë sporadike dhe diskriminuese. Ushtria (mjekët) që përballet me pandeminë është e rraskapitur, e dërrmuar. 

Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur pjesë integrale e sistemit për t’u përballur. Ke covid? Ose të con urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekimi me telefon. 

Mjeku i familjes duhet të pajisjet me protokoll. Paketa rimbursimi për të gjithë pacientët me covid. Kur kanë diagnozën duhet të kenë paketën e rimbursueshe të trajtimit të kësaj sëmundje” tha ai.

Lulzim Basha deklaroi se PD-ja me ekspertët e saj të shëndetësisë do të bëjë një plan të dytë drejtuar qeverisë me propozime për të përballuar situatën nga pandemia në prag të vjeshtës. Plani, tha ai do të jetë me qëllim shkundjen e qeverisë, që është sipas tij në narkozë./db/Abcnews.al