Lufta kundër Covid, Basha gati propozimin e dytë për qeverinë: T’i shkundim, janë në narkozë

schedule18:55 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:55 - 23 Shtator, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se do të paraqesin një plan të dytë për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Basha tha se situata është drejt katastrofës, ndërsa u shpreh se brenda javës do të jetë gati dokumenti.

Kryedemokrati theksoi se plani i parë i propozuar nga opozita nuk u mor në konsideratë nga qeveria, megjithatë theksoi ai nuk është momenti për të ngritur gishtin.

LEXO EDHE: Situata nga pandemia, Basha: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët që janë infektuar me Covid-19

Dokument pune, plan veprim që do i paraqesim edhe ju, politikisht si opozitë, se pavarësisht se çfarë ka ndodhur nuk është momenti të ngremë gishtin për të thënë kjo nuk shkon, kjo nuk shkon, për t’i zgjuar nga narkoza e thellë e indiferencës, por mbi të gjithë për t’i shkundur se bëhet fjalë për jetë njerëzish për t’u thënë çfarë duhet të bëjnë dhe ta bëjnë një orë e më parë. Pasi ka kohë për tu marrë me përgjegjësitë.

Në këtë moment do orë që humbet me premtime të pambajtura, çdo minutë na kushton jetë njerëzish dhe do të na kushtojë shumë më shtrenjtë edhe ekonomikisht. Kam besim që siç parashtruam paketën e parë, që po ti kishin vënë veshin nuk do ishim këtu. Nëse do ishte bërë një investigim i vërtetë i kontakteve nuk do të ishim në këtë situatë. Ti dalë para të keqes së madhe. Këtu bëhet fjalë për anti-menaxhim. Brenda javës të dalim me një propozim konkret. I pari nuk u dëgjua dhe na duhet një propozim konkret”, u shpreh Basha gjatë takimit me ekspertët e shëndetësisë.

Po ashtu, kreu i demokratëve theksoi se situata është drejt katastrofës, ndërsa siç thotë ai është e pafalshme që 6 muaj nga fillimi i pandemisë nuk është nxjerrë asnjë mësim.

“Në dy spitalet Covid situata paraqitet në prag të katastrofës. Jemi futur në garë me kohën. Është e pafalshme që 6 muaj pas nisjes së pandemisë askush nuk ka asnjë i nformacion çfarë masash janë marrë dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë. Kaq e pranojnë nën zë edhe autoritete e larta të qeverisë. A është e falshme që pasi ke dështuar pas 6 muajsh nuk nxjerr mësimet? Nuk ka valë të dytë, por jemi në bishtin e të njëjtës valë. E gjitha vjen pas jo menaxhimit të mirë të situatës. Jemi përpara një katastrofe të vërtetë shëndetësore, por edhe ekonomike”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al