Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonat malore është krijuar një situatë problematike. Sot në qarkun Kukës ka një normalizim të qarkullimit megjithatë një aks rrugor është ende i bllokuar. Është fjala për rrugën që lidh Arrënin me rrugën nacionale.
Njoftimi
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 02.02.2022 është si më poshtë;
>Situata e motit është e qetë, shoqëruar me erë.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin e inerteve dhe gurëve , kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës .
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.
/abcnews.al