Situata nga koronavirusi, shtyhen sërish seancat gjyqësore

schedule17:53 - 24 Mars, 2020

schedule 17:53 - 24 Mars, 2020

Shtyhen sërish seancat gjyqësore për çështjet administrative, penale dhe civile. Përmes një akti normativ sqarohet se shtyrja e seancave gjyqësore do të jetë deri në Prill, pa një datë të caktuar.

Po ashtu nga data 10 Mars 2020 deri në një datë të pa caktuar në Prill, pezullohen afatet për ngritjen e padive, paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale, me përjashtim të afateve të paraburgimit.

Kur afatet fillojnë ose përfundojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen për të siguruar respektimin e tyre dhe do të fillojnë e vijojnë të ecin vetëm pas përfundimit të kësaj periudhe.

Ndërkohë, në raste emergjente masat e sigurisë do të bëhen me video-konferenca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!