Situata nga koronavirusi, deputetët socialistë dhurojnë gjysmën e rrogës

schedule14:20 - 1 Prill, 2020

schedule 14:20 - 1 Prill, 2020

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kanë vendosur të dhurojnë gjysmën e pagës.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se deputetët kanë vendosur që gjysmën e pagës së tyre ta venë në dispozicion buxhetit të shtetit për nevojat e situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, Grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dorë nga gjysma e pagës dhe vënien nëdizpozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës”- mesohet të ketë thënë Balla.

Grup Parlamentar i socialistëve do e depozitojnë shkresën përkatëse në Kuvend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!