Situata në veri të Kosovës, Zykaj zbardh mesazhin që Borrell iu përçoi 27 liderëve të BE

schedule20:30 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 20:30 - 16 Dhjetor, 2022

Gazetarja Erisa Zykaj ka zbardhur në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku mesazhin që u ka përçuar përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, 27 liderve Europianë sa i përket raportit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zykaj tha se që në nisje të darkës mes Borrell dhe 27 liderve të BE, ai ka dhënë mesazhin se duhen hequr menjëherë barrikadat e vendosura në rrugë.

Sipas Zykajt në fokusin e BE mbetet zgjidhja e menjëhershme e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Si i sheh Brukseli këto zhvillime?

Zykaj: Përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, i ka raportuar 27 liderve të BE mbrëmjen e djeshme për situatën në veri të Kosovës. Në fillim të takimit ai ka përçuar një mesazh të veçantë për barrikadat, duke kërkuar të hiqen menjëherë. BE dhe partnerët e tjerë janë angazhuar plotësisht për një zgjidhje sa më të shpejtë për normalizimin e Kosovës dhe Serbisë. Jam munduar të marr informacione nga darka, por ajo ka mbetur një darkë e fshehur. Nga informacionet që kam nga BE dy janë çështjet që po trajtohen, duhet një përshkallëzim i menjëhershëm në veri të Kosovës duke përfshirë këtu përfshirjen e EULEX, më kanë thënë gjithashtu se kanë një punë të pandalur, tërësore dhe të menjëhershme me aktorët e tjerë të BE që të arrihet një takim sa më i shpejtë.

Karadaku: Është e mundur të bëhet para Krishtlindjeve?

Zykaj: Nuk është konfirmuar darkë, por pritet që në janar të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiç, asnjëri nuk thotë datë. Sepse në këtë moment kemi atë informacion që është nga pala e Kosovës, pasi nuk dimë nëse Kosova i është përgjigjur BE-së, për qasjen që ka Kosova për komunitete me shumicë serbe.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!