Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojnë sërish zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, kurdo që i kërkohet nga institucionet përgjegjëse, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
Sipas tij, KQZ-ja si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen, “prandaj edhe do të merret me të gjitha fazat e organizmit e implementimit të planit”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen. Si çdoherë, ashtu siç kemi thënë edhe në të kaluarën, KQZ-ja është e gatshme për të përmbushur detyrat që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi”, ka thënë ai.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për largimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri dhe gjithçka duhet të jetë e finaluzuar më 1 shtator.