Edhe pse ditën e djeshme u njoftua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të merrte pjesë në forumin “GLOBSEC 2023” në Bratislavë për shkak të situatë në veri, ai ka shkuar për të marrë pjesë paraditen e sotme.
Nga Bratislava, Kurti mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, i cila ndihmoi në instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti. r.t/abcnews.al