Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata në veri, arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

schedule12:35 - 30 Shtator, 2021

schedule 12:35 - 30 Shtator, 2021

I Dërguara Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se këtë të enjte të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kuftitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Lajçak përmes një postimi në Twitter shkruan se pas dy ditësh negociata, është arritur marrëveshja që e de-eskalon situatën në veri të Kosovës.

“E kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-eskalim dhe rrugën përpara sapo është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, shkruan Lajcak. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!