Situata në spitalet Covid për sot: 469 pacientë të shtruar, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

schedule16:27 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:27 - 26 Nëntor, 2020

Në tre spitalet Covid të vendit janë duke marrë kujdes shëndetësor 469 pacientë, sipas të dhënave ditore të publikuara nga ministria e Shëndetësisë. Prej këtyre pacientëve, njoftohet se 15 janë në terapi intensive ndërsa katër të tjerë janë të intubuar.

Ndërsa, brenda 24 orëve, betejën me sëmundjen nuk mundën që ta fitonin 10 qytetarë. Si pasojë e Covid-19, jetën e kanë humbur 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Lexo edhe: Koronavirusi merr 10 jetë, 656 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Kurse, sa i përket rasteve të reja, brenda ditës, nga 2,174 testime të kryera, kanë rezultuar si të infektuar 656 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 656
Të shëruar ne 24 orë 321
Të shtruar në spitale 469
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 2.174

Testime totale 182.016
Raste pozitive 35.600
Raste të shëruara 17.352
Raste Aktive 17.495
Humbje jete 753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë 875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokaster 551
Kukës 392
Dibër 170 s.b/abcnews.al/