Situata në Shkodër, 9 shtëpi të përmbytura në Dajç, 55 të rrethuara nga uji në Berdicë

schedule09:21 - 13 Shkurt, 2021

schedule 09:21 - 13 Shkurt, 2021

Vijon të jetë shqetësuese situata nga reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit në qarkun e Shkodrës.

Bashkia në bazë të vlerësimit të situatës bën me dije se gjatë natës gjendja është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave.

Problematike mbetet situatë në Nj.A.Dajç ku 1900 hektarë tokë bujqësore janë të përmbytura, ndërsa në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit rrugët janë të bllokuara.

Gjithashtu situata problematike paraqitete dhe në Nj.A. Berdicë, ku vijon të jenë nën ujë rreth 1200 ha tokë bujqësore.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 13.02.2021

Hidrometri shënon 6.80 cm.

-1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

– Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

– Shtëpi të përmbytura 9

-Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

– Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

– Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

– Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

-Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në …

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

-1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

– Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

-Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.

-Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!