DURRËS- Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkime elektrike kanë përfshire gjithë territorin e qarkut te Fierit prej orëve të para të mëngjesit duke detyruar ekipet e emergjencave civile të qëndrojnë ne gatishmëri.
Nga monitorimi në terren i niveleve të lumenjve niveli i këtyre të fundit është në kuota normale.
Por gjendja e alarmit vazhdon pasi prurjet e lumenjve pritet të shtohen gjatë ditës së sotme.
Në Mallakastër tre fshatra janë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet dhe po punohet për riparimin e tyre.
Defekte në rrjetin e energjisë kanë ndodhur edhe ne bashkitë e tjera të qarkut por ekipet e OSHEE i kanë riparuar në kohë të shkurtër.
Rrezik për rrëshqitje dherash paraqesin zonat kodrinore si Mallakastra ndërsa në varësi të nivelit të reshjeve në jug dhe zonën e Beratit priten prurje të shumta të lumenjve Vjosë dhe Seman/abcnews.al


