Situata në Novoselë, 350 banorë lanë shtëpitë kur vërshoi Vjosa

schedule14:59 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:59 - 5 Shkurt, 2018

Me uljen e nivelit të Vjosës situatë duke në përmirësim e sipër në zonën e Novoselës. Megjithatë dëmet janë të mëdha. Banorët janë në fazën që po nxjerrin ujin nga brenda shtëpive.

350 banorë u detyruan të lënë shtëpitë kur Vjosa vërshoi sërish.

150 ha tokë u mbulua me ujë vetëm në Fitore.

Zhurma e gjeneratorit dëgjohet në gjithë Novoselën.

Banorët po tentojnë të largojë ujin nga brenda shtëpive.

Orenditë u janë prishur dhe pas së gjithës është balta.

Për vendorët kjo është një situatë që po përballohet më lehtësisht se herët e kaluara.

Për shkak se vitin e kaluar bënë investime qoftë në fushën e Myzeqesë, por edhe në Novoselë, në kanale kulluese dhe në hidrovore.

Ata thonë se po shikohet me kujdes çdo dëm i bërë nga vërshimi i Vjosës.

Aktualisht problem është rruga drejt fshatrave nga Qendra e Novoselës. Ajo mund të përshkohet vetëm me mjete të larta. Por sepecialistët thonë se uji është në tërheqje të vazhdueshme./abcnews.al

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!