Mbrojtja Civike ka dhënë detaje për situatën në pyjet e Kukësit. Reshjet e shiut që përfshinë zonën pasditen e sotme kanë izoluar të gjitha vatrat e zjarrit që ishin aktive prej ditësh.
Në një deklaratë, Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës bën me dije se në këto momente situata është e qetë, ndërkohë për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren.
“Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës Tropojë dhe Has i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu i shoqëruar në disa zona me breshër.
Në këto momente situata është e qetë dhe vatrat e zjarrit janë të izoluara.
Për të shikuar rezultatin e reshjeve në shuarjen e vatrave të zjarrit do të përcaktohet nesër nga verifikimi i tyre në terren,” thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al