Veriu i Kosovës vijon që të jetë një ndër zonat e nxehta të ditëve të fundit për shkak të zgjedhjes së kryetarëve të komunave që nuk janë të pranuar nga serbët.
Mediat në Kosovë shkruajnë se mesditën e kësaj të marte, serbët kanë lëshuar alarmin në Mitrovicë të Veriut. Ndërkohë, numri i forcave të Policisë së Kosovës dhe pjesëtare të KFOR-it është shtuar tek Ura e Ibrit.
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të veri të Kosovës, konkretisht tek shkolla teknike.
Siç raporton ekipi i KosovaPress-it, thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh por nuk dihet nga cila drejtim./abcnews.al