Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Situata me zjarret/ Mbrojtja: 6 vatra aktive, 3 helikopterë dhe 2 avionë në gatishmëri

schedule11:12 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:12 - 24 Gusht, 2026

33 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë, ndërsa 6 prej tyre vijojnë aktive dhe 10 të tjera po mbahen nën monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 60 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, një ekskavator të rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Ndërhyrjet vijojnë në disa qarqe, me fokus në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.



Në Malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e vatrave aktive, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Bashkinë Pukë, situata është vënë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vatra në Prozhëm vijon të jetë aktive dhe ekipet po punojnë për izolimin e saj.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa ajo në Bërshi është nën mbikëqyrje.

Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive, ndërsa zjarret në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe po monitorohen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të sistemit të mbrojtjes civile, vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin.

Prioritet mbetet izolimi dhe shuarja e plotë e vatrave aktive, parandalimi i riaktivizimeve dhe mbrojtja e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!