Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 23 vatra zjarri

schedule10:28 - 4 Shtator, 2024

schedule 10:28 - 4 Shtator, 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Pas ndërhyrjes së strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror janë shuar 23 vatra zjarri.

Vatër problematike ka qenë në fshatin Shishtavec, bashkia Kukës, e cila është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe Helikopterit Cougar.

Në përditësimin e fundit Ministria e Mbrojtjes njofton se vijojnë të mbeten aktive, por pa rrezik për jetën dhe pronën e qytetarëve, vatrat e zjarrit në:
• në fshatin Mazhar,, bashkia Selenicë,
• në fshatin Tuç, bashkia Fushë-Arrëz,

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar 336 forca zjarrfikëse, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe vullnetarë, të mbështetur nga helikopteri Cougar. Angazhimi i këtyre forcave ka sjellë stabilizimin e situatës në të gjithë vendin.

Institucionet përkatëse do të vazhdojnë monitorimin dhe janë të gatshme të veprojnë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!