Situata epidemiologjike në Kosovë, Ramadani: Grupmosha 30-39 vjeç më e prekur nga Covid

schedule09:58 - 12 Mars, 2021

schedule 09:58 - 12 Mars, 2021

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Kosovës për vijimësinë e situatës epidemiologjike, Naser Ramadani drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, deklaroi se 75 mijë qytetarë janë infektuar me koronavirus, ndërsa grupmosha më e prekur është 30 -39-vjeç.

Gjithashtu Ramadani tha se qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat e vendosura pasi rreziku nga Covid mbetet ende i lartë.

“Nga data 8 shkurt 2020 deri më 11 mars 2021 janë testuar 345 mijë e 64 persona të dyshimtë për koronavirus dhe u gjurmuan të gjitha kontaktet e rasteve të konfirmuara. Deri më sot me koronavirus janë konfirmuar 75 mijë e 180 raste. Deri më 11 mars, 63 mijë 380 raste janë shëruar, raste aktive janë 10 mijë 318. Në dy javët e fundit janë raportuar 7 mijë raste pozitive, 94 raste fatale”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!