Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata e zjarreve/ Vengu: 4 helikopterë për çdo emergjencë. Synojmë që këtë vit të kemi avionin zjarrfikës

schedule11:09 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:09 - 25 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një paketë të re masash për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile, duke vënë theksin te fuqizimi i flotës tokësore dhe ajrore. Gjatë një konference për mediat, ai bëri të ditur se po punohet për prodhimin e mjeteve të reja për emergjencat civile, të cilat do t’u shpërndahen bashkive me nevojat më të mëdha në vend.

Sipas ministrit, në proces janë edhe negociatat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.

“Kemi fuqizimin e flotës tokësore, për prodhimin e mjeteve të emergjencave civile. Do të na japë mundësinë që Emergjencat Civile t’i shpërndajnë në bashkitë që kanë më shumë nevojë. Është në negociata e sipër blerja e dy avionëve zjarrfikës, synojmë që të paktën një mjet ta kemi këtë vit. Absolutisht po blemë dy avionë, por prodhohen për ne dhe do të vazhdojnë stërvitjen. Në vitin 2027 synojmë që t’i kemi të dy, por edhe më herët. Synojmë që të kemi një flotë sa më të plotë sivjet. Të kemi minimalisht në çdo element katër helikopterë, për çdo emergjencë”, tha Vengu.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!