Situata e zjarreve në Fier, digjen 70 hektarë pyje në Gjorgos dhe Cakran

schedule11:10 - 9 Gusht, 2021

schedule 11:10 - 9 Gusht, 2021

Drejtori i Emergjencave Civile për Bashkinë, Maksim Zarka ka folur për situatën e zjarreve në Fier.

Zarka theksoi se aktualisht në zonën e Gjorgos –Cakran u dogjën rreth 70 hektarë me sipërfaqe pishe.

“Në muajin e verës ne kemi hyrë me masa paraprake parandaluese. Që në muajin prill ne morëm masa duke bashkëvepruar me të gjithë njësitë administrative me qëllim menaxhimin e situatës. Gjithashtu kemi përcaktuar zonat me risk, por natyra dhe ndonjëherë elementi njeri ka sjellë përhapjen e zjarreve.

Në zonë Gjorgos –Cakran u dogjën rreth 70 hektarë me sipërfaqe pishe. Po ashtu rreth 9 mijë ullinj u dogjën në zonën e Vadhizës, dëme në ullinj po ashtu kemi pasur në komunën e Cakraj”, tha Zarka.

Ai gjithashtu u shpreh se ky vit ishte i vështirë sa i përket rënies së zjarreve dhe se shërbimet zjarrfikëse në bashkëpunim me Forcat të ushtrisë si edhe punonjës të bashkisë kanë punuar në parandalimin e vatrave të zjarrit.

 “Ky vit ka qenë një vit ndryshe sa i përket rënies së numrit të zjarreve. Duhet të kuptojmë se ne akoma nuk i kemi rrugët me standarde në kodrat me ullinj. Rrugët tona lënë për të dëshiruar. Kjo është një nga gjërat që në të ardhmen të shikohet me kujdes sepse shpesh zjarrfikësja nuk e ka të mundur të futen në zonat e rrezikuara.

Ndërkohë zjarri në Cakran u fik i gjithë. Gjithashtu bëj thirrje që qytetarët të tregohen më të ndërgjegjshëm. Pyjet janë pasuri e përbashkët dhe duhet ta vlerësojmë. Së pari në duhet të mbrojmë jetën e njerëzve”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!