Mesfushori i Manchester United, Donny Van De Beek, nuk po gjen hapësira në formacionin e Solskjaer dhe situata e tij ka vënë në alarm dhe Frank De Boer. Në një intervistë për “AD”, trajneri i Holandës deklaron se europiani po afrohet dhe ai duhet të luajë më shumë.
Ai sugjeron të lëvizë nga “Djajtë e Kuq”, por nuk përjashton edhe mundësinë e një marrëveshje mes Van Beekut dhe klubit. “Euro 2020 po vjen dhe Donny padyshim që dëshiron të jetë me ne.
Ndoshta do të ishte më mirë për të që të diskutonte me klubin për situatën e tij. Nëse loja e tij nuk përshtatet, mund të deklarojë se kërkon të huazohet apo të shitet në merkaton e janarit”.
“Duhet të jesh me fat herë pas here. Për momentin situate nuk duket e mirë, por me një performancë të mirë gjithçka mund të ndryshojë.
Ne gjithashtu nuk e dimë se çfarë po ndodh në prapaskenë. Ndoshta ata duan që ai të përshtatet fillimisht dhe të jetë gati për sezonin tjetër”, deklaron De Boer. /abcnews.al