Humbja përballë Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Barcelonës. Ekipi i Simeones shënoi dy gola në dhjetë minutat e fundit, fitoi 3-2 dhe u kualifikua në finalen e 12 janarit, aty ku do të përballet me Real Madrid.
Ernesto Valverde është i akuzuari kryesor, por ai pritet të vijojë punën deri në fund të sezonit. Vera do të sjellë trajnerin e ri të ekipit katalanas dhe alternativat janë tre. London Football raporton se presidenti Bartomeu ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettinon.
Ish-trajneri i Tottenham është një ndër të preferuarit e Barcelonës, ndërsa dy alternativat e tjera janë Xavi dhe Roland Koeman, i cili drejton aktualisht kombëtaren holandeze. /abcnews.al