Situata e rëndë në Durrës dhe Thumanë, dy gra vazhdojnë të mos i përgjigjen thirrjeve të familjarëve

schedule10:13 - 26 Nëntor, 2019

schedule 10:13 - 26 Nëntor, 2019

Dyshohet se 7 persona kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Situata më alarmante paraqitet në Thumanë,  ku edhe janë mobilizuar  numër i gjërë i banorëve. Gazetari Andi Qosja, raporton për abcnews.al se dy banorë të mbetur në rrënoja janë përgjigjur thirrjeve të të afërmeve . Drejtues të lartë kanë kërkuar që të pranishëm të jenë vetëm forcat e ndihmës së shpejtë.

Ndërkohë situata te Hotel Palma është dramatike. Janë angazhuar qindra persona që po merren me largimin e rrënojave tashmë të ish-hotel Palmës. Ende nuk dihet nëse dy personat janë viktima, nga të dhënat e familjarëve policia ka dijeni së nën objekt ndodhen edhe dy famijalrë të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!