“Situata e opozitës po ndihmon Ramën”, Pampuri: Aleanca Bardhi-Berisha është për t’i hedhur hi syve të demokratëve

schedule18:45 - 5 Tetor, 2023

schedule 18:45 - 5 Tetor, 2023

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka deklaruar në “Special Report” se kjo situatë e opozitës po ndihmon kryeministrin Edi Rama, të fitojë sërish. Ajo ka theksuar se aleanca Bardhi-Berisha është për t’i hedhur hi syve të demokratëve.

Sakaq, Pampuri ka thënë se në momentin që u krijua Rithemelimi, premtuan që do të bënin revolucionin, por as zgjedhjet e 24 shtatorit nuk arritën t’i fitonin.

“Ata 40 deputetë pas zgjedhjeve të Kukësit duhet të reflektojnë që bashkimet në mënyrë mekanike nuk çojnë në fitore. Nuk janë bashkime sot hajde hamë ne një drekë bashkë 5-6 veta, bëjmë një pakt me njëri-tjetrin, hajde ulemi në tryezë dhe themi që u bashkuam. Çfarë ndodhi me këtë bashkim? Përveç se humbi Kukësi dhe 10 herë më shumë se në zgjedhjet e 14 Majit. Këto bashkime nuk çojnë në fitore, u hedhin hi syve, shqiptarëve, demokratëve sepse u del boja pastaj në momentin që ka zgjedhje dhe rezultati tregon të vërtetën. Pa shkas faktit që u shitën, u blenë. Ne nuk mund të dalim mbas çdo zgjedhje që na i vodhën, na i shitën, na i blenë. Sepse jo më larg se në momentin që u krijua Rithemelimi, u tha që për 6 muaj do hedhim qeverinë, do bëjmë revolucion, nuk do na vjedhin më votat, nuk do kemi më të njëjtat gjëra. Lulzim Basha mbajti PD në opozitë dhe me aq sa pamë nga krijimi i këtij grupimi që aludonte se do të ishte ekstremisht i suksesshëm, sepse ky grupim i vogël e paska penguar, pamë që Shqipëria u bë e gjitha mavi në zgjedhjet lokale, pamë që në bashkinë e Kukësit pas një megaskandali, qytetarët nuk e panë të arsyeshme të votonin një forcë tjetër”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!