Situata e ndërtesave, Balla: Jemi bërë magazina e mbeturinave të Europës, duhen marrë masa inxhinierike

schedule14:42 - 30 Nëntor, 2019

schedule 14:42 - 30 Nëntor, 2019

Inxhinieri Fitim Balla në studion e “ABC News” ka folur për dëmet që ka shkaktuar tërmeti që goditi Shqipërinë. Sipas tij ndërtimet në vendin tonë janë bërë pa kriter dhe pa marë parasysh standardet që duhet të plotësojnë.

“U fut ekonomia e tregut, u harruan standardet dhe cilësia. Inxhinierët nuk i kushtuan rëndësi cilësisë së ndërtesave, por rritjes së sasisë së tyre. Periudha e viteve 92 deri më sot është e njëjtë sa i përket keqmenaxhimit të ndërtimit të pallateve. Ka shumë abuzime, vitet e fundit cilësia nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Ai më tej shton se ndërtimet e viteve të fundit janë të rrezikuar për shkak të cilësisë së dobët.

“Projektuesit duhet të mbajnë përgjegjësi, por sot frika është se çfarë do të ndodhë pas kësaj gjendjeve të krijuar, si do të vazhdojnë të bëhen ndërtimet. Ne i kemi inxhinier të zbatimit inxinierët e sotëm, këta duhet të kuptojnë se nuk jemi para studentëve, jemi para popullit”, tha Balla.

Ai jep një shpjegim me fjalë të thjeshta se përse një pallat i dëmtuar është i rrezikshëm nëse rikonstrukturohet.

“Nëse mua më thyhet krahu si do të rehabilitohet, por mbetet i krisur”, u shpreh inxhinieri.

Ndër të tjera ai thotë se zonat e goditura duhet të studiohen.

“Zona duhet të studiohet, një godinë e plasaritur nuk duhet të rikonstruktohet, por të shembet. Çdo pallat duhet studiuar, nuk mund të vendosësh me sy të lirë. Deri më tani vetëm për një pallat në Tiranë nuk është bërë studimi gjeologjik. Dhe ai përdoret si shembull për inxhinierët sepse nuk ka më tjetër”, tha Balla.

Tronditjet më të mëdha në Tiranë janë ndjerë në Kombinat, Astir dhe Freks, tha ndër të tjera inxhinieri.

“Goditja e tërmetit 6.4 ballë është ndjerë në Bullgari apo Itali, problemi i vendosjes së pallateve afër njëri me tjetrin shkakton dyfishim të ngarkesës. Ato duhet të ndërtohen 10m larg njëri – tjetrit kur pallatët janë 10 katësh, por ky parim nuk zbatohet në vendin tonë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!