Situata e HEC-eve dhe përmbytjeve në vend

schedule10:49 - 9 Mars, 2018

schedule 10:49 - 9 Mars, 2018

Bazuar në informacionet e ardhur nga terreni, situata deri në orën 09. 00  ka qenë si më poshtë:

Situata në basenet ujëmbledhëse të H/C-ve:

FIERZA: Kuota 295.16 m; Q=900 m3/sek; P=440 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 400 m3/s.

KOMANI: Kuota 171.76 m; Q=1200/400 m3/sek; P=580 MW; 4AG në punë; Shkarkim nga porta 600 m3/s.

V.DEJES: Kuota 74.44; Q=1430/250 m3/sek; P=239 MW; 5 Ag në punë; Shkarkim nga porta 1000 m3/s.

Qarku Shkodër.

Të dhënat e prurjeve të Liqenit dhe Lumenjve Drin e Bunë

Nivelet e Liqenit:  kuota kritike 9.00 m kuota aktuale 8.45 m.

Bahçallëku: kuota kritike 8.5, kuota aktuale 7. 27 m.

Gramsh i Bregut të Bunës: kuota kritike 6.30, kuota aktuale 6.40 m.

Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 320 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit.

Bashkia Shkodër:

Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 650 ha tokë.

Në fshatin Darragjat 30 ha tokë nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Shirq 210 ha tokë nga të cilat 60 ha janë të mbjella foragjerë. Nga prezenca e ujit janë të bllokuara 16 familje.

Në fshatin Mushan 245 ha tokë nga të cilat 55 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Sukaj 65 ha tokë, nga të cilat 13 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Dajç 100 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.

Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 250 ha tokë në fshatin Trush.

Në Njësinë Administrative Velipojë në fshatin Luarz ka dalë uji nga argjinatura.

Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1150 ha tokë, si dhe 665 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.

Në fshatin Obot janë përmbytur 200 ha tokë.

Në fshatin Oblikë 550 ha tokë.

Në fshatin Muriqan 400 ha tokë.

Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Në Njësinë Administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban në një vijë gjatësore rreth 1 km.

Në Njësinë Administrative Rrethina, në fushat e Zuesit është rritur prezenca e ujit me 20 cm.

Në aksin rrugor rural për në malin e Shoshit lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.

Ditën e djeshme në të gjithë zonën e prekur nga uji janë shpërndarë 620 pako ndihma në ushqime, 200 pako me detergjentë dhe 2,8 ton ujë i pijshëm.

Qarku Dibër. Në bashkinë Klos aksi rrugor rural Xibër-Tiranë është i pa kalueshëm.

Qarku Kukës. Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së gurëve dhe dherave. Firmat Kontraktore janë në gadishmëri për ndërhyrje në problematikat e shfaqura.

Qarku Lezhë. Në rrugën që lidh qytetin e Lezhës me Kalanë e qytetit një masiv shkëmbor rrezikon të bjerë duke u bërë rrezik për banorët dhe për turistët që vizitojnë kalanë. Prefekti i qarkut Lezhë ka kërkuar që një ekip nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) të shkojë në vendngjarje dhe të kryej studimin e tokës. QKEC i ka dërguar kërkesë SHGJSH për të dërguar një ekip ekspertësh për të kryer studimin e zonës e cila rrezikohet nga masivi shkëmbor.

Qarku Tiranë. Në zonën e quajtur Kodër e Kuqe, Njësia Administrative Paskuqan, bashkia Kamëz, ka pasur një rrëshqitje toke e cila është problem për banorët e zonës. Me marrjen e njoftimit nga Prefektura Tiranë, QKOEC i ka dërguar kërkesë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për dërgimin e ekspertëve për të kryer studimin e tokës.

Qarku Korçë. Në fshatin Çërravë të Njësisë Administrative Çërravë, bashkia Pogradec, ka pasur një rrëshqitje masivi shkëmbor. Kjo është një rrezik serioz për banorët e zonës pasi masivi mund të prek disa banesa të zonës. QKOEC me marrjen e njoftimit ka dërguar në QBO një kërkesë për dërgimin e një ekipi specialistësh xhenierë për të bërë thërrmimin e masivit shkëmbor.

Forcat e Armatosura gjatë ditës së djeshme janë angazhuar per perballimin e situates me efektive dhe mjete. Gjatë këtij angazhimi janë transportuar 56 banorë, si dhe jane shperndare 620 pako ushqimore, 200 kuti detergjent si dhe 2.8 ton uje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!