Roma përforcoi skuadrën me dy prurje nga Premier League verën e kaluar. Nga Manchester United erdhi Chris Smalling dhe Henrikh Mkhitaryan nga Arsenali. Të dy lojtarët u huazuan nga një vit te verdhekuqtë dhe performancat e tyre kanë qenë pozitive.
Shpërthimi i koronavirusit shkatërroi çdo plan dhe sezonet u ndërprenë në mes. Rifillimi do të bëjë që kampionat dhe kompeticionet evropiane të përfundojnë në verë, teksa huazimet mbarojnë në 30 qershor. Klubi italian ka vepruar dhe e ka zgjidhur këtë problem.
Corriere dello Sport raporton se Roma ka arritur akordin me Arsenal dhe Manchester United, klubet që zotërojnë kartonët e mbrojtësit dhe fantazistit armen, duke qetësuar trajnerin Fonseca.
Smalling dhe Mkhitaryan do të vazhdojë të jenë pjesë e Romës derisa të mbyllet ky sezon. Skuadra kryeqytetase po garon në Serie A për vendin e katërt, teksa është kualifikuar edhe në 1/8 e Europa League, raund në të cilin do të ketë përballë spanjollët e Sevilla. /abcnews.al

