Qeveria e Kosovës ka ndaluar organizimin e udhëtimeve të zyrtarëve jashtë vendit, të cilat janë mbajtur nga ministritë, agjencitë dhe njësitë e tjera brenda sistemit ministror.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se me këtë vendim synohet që të ardhurat monetare të mbesin brenda ekonomisë kosovare dhe jo të dalin jashtë saj.
Vendimi nuk vlen për mbajtjen e konferencave ndërkombëtare.
Ndërkohë një tjetër vendim i marrë sot nga qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të Covid-19, është ndalimi i vizitave të familjarëve të të burgosurve në burg. /mv. abcnews.al


