Varianti i ri i COVID-19 ka vendosur në gjendje alarmi të gjitha vendet, por si paraqitet situata e infektimeve në rajonin tonë?
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja të infektuara me koronavirus nga testimi i 1 mijë e 265 mostrave.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/261357003_2150041525153423_6347856915030003324_n-1000x572.png)
Një gjendje krejtësisht ndryshe është në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e shtete tjera.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nga 2 mijë e 834 testime të kryera në 24 orët e fundit, 418 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 4 persona kanë humbur betejën me këtë virus.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/shqiperi-1000x137.jpg)
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 2 mijë e 180 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 49 viktima. 1 milion e 252 mijë e 573 personat deri tani janë regjistruar si të infektuar me COVID-19 në këtë shtet.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/srb-1000x448.jpg)
Numër të madh të rasteve të reja të infektuara me COVID po regjistron edhe Mali i Zi.
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë raportuar 15 viktima nga COVID-19 dhe 212 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë regjistruar 118 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1 mijë e 245 mostrave. Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 viktima.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/mk-1.jpg)
Me një situatë më të rëndë po përballen shtetet tjera.
Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar mbi 12 mijë raste të reja të infektuara me virus dhe 56 viktima.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/ge-1000x31.jpg)
Holanda gjatë kësaj kohe ka regjistruar 21 mijë e 443 raste të reja me këtë virus.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/nth-1000x28.jpg)
Hungaria ka regjistruar 27 mijë e 830 raste të reja.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/hu-1000x30.jpg)
Ndërsa Zvicra 2 mijë e 508 raste.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/11/sw-1000x30.jpg)
Së fundmi ka filluar të përhapet edhe një variant i ri i COVID-19, ai i quajtur Omicron.
Infektimi me këtë variant sipas të dhënave paraprake, mendohet se mund të jetë shumë i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë edhe vaksinat.
Danimarka u bë vendi i 7-të evropian që konfirmoi raste te variantit të ri të COVID-19 Omicron. Autoritetet shëndetësore daneze thanë se kishin regjistruar dy raste në udhëtarë nga Afrika e Jugut.
Më herët Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika kishin zbuluar raste të variantit të ri të koronavirusit./GazetaExpress/