Situata e koronavirusit në Belgjikë është serioze, aq sa dhe mjekët pozitivë ndaj koronavirusit, por pa simptoma, janë thërritur në punë, për të përballuar valën e madhe të shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19.
Lajmi është publikuar nga BBC e cila citon Filip Devos, mjek në terapinë intensive në Liegi dhe president i shoqatës belge të sindikatave të mjekëve, i cili pohon se nuk kishte zgjedhje tjetër.
Një mjek në katër në spitalet e përmendura, janë të sëmurë me Covid -19. Dhe mbajtja në shërbim e tyre, dhe pse pozitivë, por pa simptoma, ishte e vetmja zgjidhje sipas Devos, për të shmangur kolapsin e sistemit spitalor.
Në qytetin belg shifrat e infektimeve janë shumë të larta: një në tre persona të testuar rezulton pozitiv. Spitalet po transferojnë pacientët në qendrat jashtë qytetit si dhe kanë anuluar ndërhyrjet kirurgjikale jo urgjente për të kaluar këtë moment shumë delikat. /abcnews.al