Situata e Caicedos, merkato dhe “zënka” me Lotiton, rrëfehet Igli Tare

schedule18:55 - 6 Janar, 2021

schedule 18:55 - 6 Janar, 2021

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli pas fitores së sotme kundër Fiorentinës rreth situatës në ekip. Në një intervistë për “DAZN”, ish-sulmuesi i kombëtares sonë u ndal në çështjen Caicedo, i cili po lidhet shpesh me një kalim te Fiorentina. GJithashtu, ai foli edhe për marrëdhënien me presidentin Lotito, duke mohuar të gjithë zërat për një konflikt të mundshmë mes tyre.

 

Caicedo dhe Immobile

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Fiorentinën dhe kurrë nuk kemi patur asnjë problem. Ata nuk kanë pasur kurrë kontakte me Caicedon. Gazetat kanë më shumë se një muaj që më pyesin, por deri tani nuk ka asgjë. Për sa i përket ekipi nesër kthehet Lulic, ndërsa duhet të presim ende për Faresin.

 

Ky i fundit fillimisht u dëmtua dhe më pas u infektua me Covid-19. Shpresojmë që ta rikuperojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Lufta me Lotiton? Nuk e di se nga vijnë këto zëra, pasi nuk ka patur kurrë një “luftë”. Unë jam këtu prej 13 vitesh, por nuk e di se kush i bën këto thashetheme”, përfundon Tare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!