Debate mbi efektivitetin, Turqia fillon imunizimin me vaksinën kineze

schedule13:51 - 14 Janar, 2021

schedule 13:51 - 14 Janar, 2021

Të kuadër të situatës së krijuar nga Covid, Turqia ka nisur programin e saj të vaksinimit kundër COVID-19 sot dhe së pari do të imunizojë punonjësit shëndetësorë në spitalet në të gjithë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se programi kombëtar i vaksinimit u parapri nga miratimi i organeve rregullatore turke për vaksinën e prodhuar nga kompania kineze Sinovac Biotek. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë dhe anëtarët e trupit këshillues shkencor të vendit morën dozat e para të vaksinës para kamerave televizive, menjëherë pas miratimit të rregullatorit.

Ndërkohë grupi tjetër i popullatës që pritet që të vaksinohet janë personat mbi 65-vjeç, sipas planit, do të kryhet imunizimi, pas punonjësve shëndetësorë.

Turqia mori dërgesën e parë të vaksinës Sinovac muajin e kaluar, e cila përbëhej nga 3 milionë doza dhe vendi pritet të marrë një total prej 50 milionë doza të vaksinës, efektiviteti i së cilës po diskutohet aktualisht.

Studiuesit në Brazil javën e kaluar vendosën që vaksina të ishte 78 për qind efektive në mbrojtjen nga sëmundja simptomatike, por këtë javë ata lëshuan të dhëna që tregojnë se efektiviteti i përgjithshëm është pak më shumë se 50 për qind në luftimin e COVID-19./abcnews.al