Situata aktuale në portet e vendit

schedule16:54 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 16:54 - 1 Dhjetor, 2017

Porti i Vlorës i është kthyer normalitetit. Sipas ministrit te Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, intensiteti i dallgëve ka rënë dhe ky port do të kthehet në funskionim normal. Gjiknuri falenderoi administratën e portit Vlorë, por edhe të gjithë personelin mbështetës që kanë punuar pa ndërprerje.
Edhe në Portin e Durrësit, sipas një njoftimi nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë, aktualisht situata është në kontroll. Janë në dispozicion dhe gatishmëri të plotë teknikë të gjitha mjetet, sikurse 2 zjarrfikëse, ambulancë, mjetet e rënda operacionale etj. Gjithashtu, në gatishmëri të gjithë janë të gjitha forcat e sigurisë Portuale, ato operacionale, dispeçerisë si edhe të administratës.
Ndërkaq, në Portin e Sarandës që nga dita e djeshme është ndërprerë transporti i udhëtarëve me tragete. Tragetet e udhëtarëve janë bllokuar nga kapiteneria e Korfuzit për arsye të kohës së keqe./abcnews.al

 

https://youtu.be/YjrYht_GZdg

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!