Sistemi i ri i Kadastrës/ Rama publikon foton: Armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin

schedule13:40 - 28 Gusht, 2023

schedule 13:40 - 28 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sistemin e ri të Kadastrës, duke hedhur poshtë të gjitha reagimet negative lidhur me të.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto të fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel dhe pa kontakt fizik me punonjësit.

Rama thekson se ky sistem nuk ka miq dhe funksionon shumë mirë në marrjen e shërbimit, duke lënë pas sekserët dhe influencat e llojllojshme.

Sipas kryeministrit, ky sistem i ri është armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.

Postimi i plotë i Ramës:

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN.

/abcnews.al