Sistemi i pagesave në euro/ Drejtori i kërkimeve në BSH: Jemi gati për të hyrë në SEPA. Ja përfitimet që sjell

schedule21:05 - 22 Mars, 2024

schedule 21:05 - 22 Mars, 2024

Shqipëria do të aplikojë për t’u bërë e Sistemit Europian të Pagesave (SEPA) në muajin Qershor. Drejtori i Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Altin Tanku theksoi në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News se përfshirja në këtë sistem sjell një sërë përfitimesh, si për bizneset ashtu edhe për individët.

Ai thotë se në bazë të vlerësimeve të bëra nga Banka Qendrore, vendi ynë është gati për t’u bërë pjesë e këtij sistemi. Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici tha se vlerësohet që të paktën 10 milionë euro në vit do të kursehen vetëm duke shmangur pagesat që bëhen aktualisht që nuk jemi pjesë e sistemit.

Altin Tanku: Integrimi përgjithësisht është shoqëruar për vendin tonë me përfitime. Banka qendrore evropiane jep një shembull çfarë do të thotë të kesh një mekanizëm unik për të gjithë zonën euro, që na është dhënë mundësia edhe ne që jemi në p;roces anëtarësimi. Është njësoj sikur të gjitha linjat hekurudhoreë të të gjithë vendeve të përdorin të njëjtin standart. Mendoni sikur vendet të përdornin standarte të ndryshme. Vërja e një sistemi të vetëm i përfshin të gjitha vendet brenda një infrastrukture, ka vetëm një rrjet pagesash që ofrohet për të gjitha vendet pjesëmarrëse, tanimë edhe për Shqipërinë dhe banka e Shqipërisë do të bëjë aplikimin në qershor për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti. Sjell disa përfitime, rrit eficencën dhe ul koston. Mendoni nëse do të kishte dy ose tre sisteme, do të kishte kosto për të kaluar nga një pikë e sistemit të parë në një pikë të dytë të sistemit të parë por do të kishte kosto ekstra për të kaluar nga sistemi i parë në të dytin. Duke pasur një sistem ulen kostot, rritet eficenca, krijohet mundësia për të bërë më shumë inovacion dhe teknologji. Tani ka një sistem dhe të gjithë operatorët e tregut i bëjnë drejt një sistemi. Nëse je pjesë e sistemit unik të pagesave evropiane, nuk ke nevojë që të kesh dy karta krediti ose dy logari bankare. Mjafton të kesh një llogari në Shqipqëri dhe mund të jesh i vendosur kudo në hapësirën ekonomike evropiane dhe bën pagesë me kartën tënde duke aksesuar direkt prej aty. Janë përfitime të mëdha për bizneset dhe individët.

Adrian Civici: Nga pikëpamja praktike, individët dhe bizneset bëjnë vazhdimisht transferime dhe pagesa të ndryshme, qoftë brenda vendit por edhe në raport me vendet e tjera. Çdo transaksion ka një kosto që fillon që nga tarifat e vogla 4-5 euro por me transferta më të mëdha shkon në 400-500 euro. Edhe sikur ta çosh nga një bankë në tjetrën ka kosto. Elementi i dytë është i vonesës. Shpeshherë gjatë këtyre veprimeve, ke një rregull bankar në llogarinë tënde dhe shumë veprime duhet t’i bësh me bankat ndërmjetëse. Kjo të vonon. Përfshirja në këtë sistem bëhesh pjesë e një të tëre. Mund të kesh vetëm një llogari me një bankë që është pjesë e sistemit të BE, dhe cdo veprim e bën në këtë. Nga një llogaritje e thjeshtë, është bërë që të paktën rreth 10 milionë euro në vit kursehen vetëm se nuk ke më pagesa. Vonesa është 10 sekonda.

Altin Tanku: Ne jemi gati. Sot Banka Botërore ka bërë vlerësimin e sistemit ligjor dhe financiar shqiptar dhe Shqipëria sot është gati të bëhet pjesë e sistemit SEPA. Kemi edhe sistemin TIPS, ku pagesat në kohë reale dhe kostot për çdo transaksion në atë sistem është 0.2 qindarka për transaksion dhe lëvrohet në kohë reale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!