Arsimi i lartë dhe sfidat përballë teknologjisë u diskutuan këtë të hënë, në tryezën e zhvilluar me përfaqësues të Arsimit të Lartë.
“Universiteti ka hapur një proces reformimi të panjohur më parë dhe që vjen si rezultat i ndërveprimit intensiv me atë të Vjenës dhe për t’i dhënë mundësi që të shkojë për bashkëpunimeve që ne kemi njohur deri më sot. Bashkëpunimi mes U bujqësor dhe Vjenës është integrues për të bërë që të mundur që diplomat të jenë të barasvlefshme me universitetin eVjenës”, tha Rama.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij nënvizoi se sfidat janë të jashtëzakonshme përballë qasjeve të reja.
“Dua të besoj që ky transformim do të rrisë edhe kërkesën e vajzave dhe djemve që mbarojnë shkollën e mesme në këtë universiteteve sepse pajisja me diplomë do të jetë garanci”, tha ai.
Më tej kryeministri Rama vuri theksin tek sistemi i organizimit që sipas tij kërkon një ndryshim përmbajtësor në ligjin e arsimit të lartë dhe qasjen menaxheriale të Universitetit.