Sot shënohet 16 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagoseni rreth 200 të tjerë.
Analisti Arben Meçe në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, tha se sistemi i drejtësisë i asaj kohe ka qenë i kapur dhe se “Gërdeci” u kanalizua si defekt teknik.
“Gërdecin e kanë kanalizuar drejt një defekti teknik. Aksident! Kur vijmë te ’21 Janari’, e klasifikuan si vrasje nga pakujdesia. Është një hetim jo vetëm i paplotë, por edhe një sfidë e shtetit ndaj qytetarit. Këto lloj krimesh…e vërteta mbi to do të triumfojë. Kjo përbën atë që është thelbi i demokracisë, çdo krim shtetëror zbardhet, vonë, por jo kurrë.
Në periudhën kur ngjarjet ishin të nxehta, mekanizmat e hetimit e devijuan procesin në çështje ordinere. Sistemi i drejtësisë në atë kohë ishte i kapur nga sistemi dhe nuk pritej prej tyre që të bëhej hetim. Presioni bëri që hetimi të kryhej, por i devijuar dhe i vonuar.
Të dyja proceset janë një fazë hetimi. Sistemi i drejtësisë në atë kohë ishte i kapur. Mekanizmi i vetting-ut i nxori nga sistemi këta njerëz. Ata duhen të paralizohen për dëmin që i kanë bërë shtetit shqiptar.”, tha ai. /abcnews.al

