Flet nga karantina mjeku që bëri bujë: E vërteta e videos dhe kush ia dërgoi Bashës

schedule08:50 - 12 Mars, 2020

schedule 08:50 - 12 Mars, 2020

Mjeku Ilir Allkja në një videomesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” njoftoi se u vetëkarantinua pasi vizitoi pa veshje mbrojtëse, tre pacientë të dyshuar me koronavirus.

Videomesazhi i tij u shpërnda nga kryetari i PD, Lulzim Basha në shenjë mbështetje për të treguar kujdes ndaj mjekëve. Por kjo solli reagimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se kryedemokrati po abuzon me publikun: “nuk e di çfarë e shtyu mjekun të bëjë atë denoncim, por akuzon Bashën për “abuzim me publikun”.

Në një lidhje telefonike me “ABC e Mëngjesit” ai sqaroi se videomesazhi nuk ishte aspak politik, por i drejtohet institucioneve përgjegjëse të mbështesin mjekët.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk e di kush ia ka dërguar kryetarit të PD-së. Videomesazhi im nuk kishte aspak qëllim politik siç u përdor në mënyrë të turpshme nga Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë. Jam ndjerë i turpëruar për mënyrën se si u përdor. Kryetari i Opozitës tregoi mbështetje për atë që unë kërkoja, për jetët e njerëzve dhe të mjekëve.

Mesazhi im ishe rreth problematikës, ishte për të mbrojtur stafet mjekësore, pacientët dhe këdo tjetër.

“Të thuash që ka një rënie tensioni dhe kur shkon atje sheh një person me temperaturë, me ethe, i khyer nga Italia dhe ne shkuam pa veshjen speciale, por me maskë të thjeshtë.

Ndërkohë Qendra Kombëtare e Emergjencës i quajti akuza të paverteta dekalarat e mjekut.

Për këtë reagim ai u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për këtë skedë. Pacienti paraqiste vështirësi frymarrje, me temperaturë rreth 40 gradë celsius dhe kollë. Në këtë mënyrë çdo gjendje gripale të bën të dyshosh për gjendje virusale.

Unë kam disa skeda të tjera për të të cilat unë jam vetëkarantinuar dhe po pres përgjigjet e tre personave, njëri prej tyre ka rezultuar negativ. Drejtori i Emergjencës e ka bërë veshin e shurdhër, edhe mjekët janë njerëz.

Unë jam vetëkarantinuar në shtëpinë time për të sensibilizuar të gjithë të tjerët se nëse kanë kontakte të dyshimta të vetëkarantinohen.

Unë nuk e prisja përkeqësimin e situatës, por mesazhi ishte sensibilizues që edhe të gjithë institucionet të bashkëpunojnë sa më mirë.”

Po prisni përgjigjet e analizave, keni dhënë mostër?

“Kam pritur që të më kontaktojnë”, u shpreh ai.

Ke frikë se mund të kesh shkatuar pasoja me videomesazhin?

“Nuk kam shkelur asgjë, një nga nenet e betimit është kujdesi për pacientët dhe në videomesazhin tim nuk ka asnjë shkelje. Nëse do të infektoheheshin mjekë, infermierë, apo persona të tjerë sistemi bie në kolaps”, deklaroi më tej mjeku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!