Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sistem i ri rekrutimi”, Rama: Inspektorët, jo si gjahtarë! Koordinim me tatimet, duhet konkurencë e ndershme

schedule11:43 - 13 Shkurt, 2026

schedule 11:43 - 13 Shkurt, 2026

Puna e inspektorëve të të gjitha inspektoriateve duhet të reformohet. Kryeministri Rama tha se nevojitet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere. Shefi i qeverisë tha se ata nuk duhet të dalin në terren si gjahtarë, por të kenë një plan pune, bazuar ne analizen e riskut.

“Tjetra që është barrë e kryeinspektorit është të racionalizojmë vizitat në dyert e biznesit. Sensi i kësaj reforme, të gjithë janë të kontrollueshëm por nuk mundet dot të sulmohen me gjithë farë lloj inspektimesh, por racionalizohet koha dhe energjia.

Një sistem i ri rekrutimi është i domosdoshëm. Sic kemi bërë me doganën ku ka një stabilitet të konsoliduar pavarësisht problematikave që mund të ketë, duhet të jetë edhe me inspektorët. Kjo kërkon certifikim, trajnin, standard, dhe sistemi i rekrutimit të jetë i besueshëm, i patrazuar nga frika se do lëvizë dhe të kapim ca të kapim sot.  Sistemi duhet të bazohet në inspektime në sensin e frikës që ruan vreshtin, po jo inspektime në pafundësi, nuk vlen për asgjë vetëm krijon tension stres rrëmujë. Forcat e inspektimit duhet të bazohen te risku.



Tjetra me rëndësi është harmonizimi me tatimet. Tatimet kanë proceset e tyre por edhe ato nuk duhet të jenë të mbivendosura. Duhet të ketë një sens të qartë racionalizimi

E fundit, dixhitalizimi, ka potencial për të cuar në nivel tjetër gjithë sistemin. Sipërmarrja vuan konkukrencën e pandershme, situata për të cilat ka nevojë për shtetin, i duhet dhënë kjo mundësi. Por duhet të ketë një kanal ankesash, një sistem të besueshëm dhe me integritet. Unë besoj që reforma është e duhuara, fuqia që i është dhënë inspektorit të përgjithshëm dhe sistemit janë të duhurat tani duhet zbatim kyci këtu është koordinimi. Koordinimi është problem i madh. Kam besim se do e bëjmë këtë punë si duhet dhe do i japim frymë tjetër sipërmarrjes që do konkurencë të ndershme dhe këtu inspektimet janë kyç” tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!