Sirianët protestojnë kundër Bashar al-Assadit, kërkohet dorëheqja e presidentit

schedule15:10 - 1 Shtator, 2023

schedule 15:10 - 1 Shtator, 2023

Qindra sirianë u mblodhën në Sirinë jugore të premten duke i kërkuar presidentit Bashar al-Assad të japë dorëheqjen.

Prej dy javësh, në vend kanë shpërthyer demostrata për shkak të kushteve të këqija të jetesës, por që tanimë janë kthyer në thirrje për ndryshime politike, shkruan Reuters.

“Bashar jashtë, Siria e lirë!” bërtiti një turmë e madhe në qytetin jugor Druze të Sweida. “Siria nuk është një fermë, ne nuk jemi dele”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve.

Siria është në krizë të thellë ekonomike, përderisa vlera e monedhës kombëtare ka rënë në nivel muajin e kaluar, duke u këmbyer për 47 funte për një dollar amerikan. Ky nivel i këmbimit është më i ulëti që kur ka nisur konflikti në Siri 12 vjet më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!