Sirenat e alarmit dëgjohen sërish në Ukrainë, Rusia nis sulmet në Kiev

schedule08:30 - 11 Korrik, 2023

schedule 08:30 - 11 Korrik, 2023

Rusia ka nisur sërish sulme ajrore gjatë natës në Kiev në orët e hershme të së martës, tha ushtria e Ukrainës, vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani që do të trajtojë kërcënimet e sigurisë nga Moska.

“Armiku sulmoi Kievin për herë të dytë këtë muaj, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një postim në Telegram.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia përpara se të arrinin objektivat e tyre, tha Popko. Nuk ka të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror u dëgjuan në Kiev dhe në lindje të Ukrainës.

Samiti në Vilnius, i cili fillon të martën, do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!