Sirena turke për Ardit Hoxhajn, Llapi bën goditjen e radhës në merkato

schedule20:57 - 10 Gusht, 2020

schedule 20:57 - 10 Gusht, 2020

Menemespor vazhdon të shohë në Superiore. Klubi turk i divizionit të dytë, aty ku aktivizohen Gentian Selmani dhe David Domgjoni, ka piketuar Ardit Hoxhajn për krahun e majtë të sulmit. 26-vjeçari u aktivizua me Flamurtarin sezonin e fundit dhe shënoi 10 gola, 8 në kampionat dhe 2 në kupë.

Yeniasir raporton se vlonjati pëlqehet shumë nga klubit turk, që ka nisur negociatat me të. Merkato po bëjnë edhe klubet shqiptare, sidomos ata të IPKO Superligës së Kosovës. Llapi është ndër më aktivët dhe sot ka prezantuar një mesfushor ofensiv.

Ai është Engjëll Hoti, i cili vjen nga Trepça ’89. 23-vjeçari ka lindur në Gjermani dhe mund të aktivizohet edhe si qendërsulmues. Hoti ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin nga Podujeva, që do të synojë titullin kampion sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!