Manchester United po përpiqet të largojë sulmuesin anësor, Jordan Sancho, në merkaton e janarit dhe tashmë ka edhe një tjetër klub të interesuar.
Sipas gazetës “Sport”, Barcelona është e interesuar për mundësinë e nënshkrimit të anglezit për të forcuar sulmin e tyre.
Barcelona do të ishte e gatshmë të konsideronte një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin nënshkrimin e Sancho dhe dërgimin e Raphinha në “Old Trafford”. Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në Spanjë dhe mund të shitet për ofertën e duhur./h.ll/abcnews.al