Marsel Ismajlgeci mund të ndjekë gjurmët e Ernest Muçit. Mbrojtësi i majtë ka disa oferta dhe sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, në lojë për lojtarin e Shqipërisë U21 dhe Tiranës është futur edhe Legia e Varshavës.
Gjithçka është në fazat fillestare, me polakët që duan të testojnë Tiranën për shumën që do ishte e gatshme ta shiste mbrojtësin e majtë, i cili është kthyer te bardheblutë në një nga lojtarët më të rëndësishëm.
Presidenti Refik Halili nuk dorëzohet lehtë dhe bisedimet i nis për 400-500 mijë euro. Te Tirana mbeten në pritje të ofertave zyrtare dhe kur të mbërrijnë të tilla në klub, atëherë edhe do të vendosin nëse do e shesin apo jo. / abcnews.al