Dëshira për të qëndruar te Chelsea është e madhe, por Armando Broja pritet të huazohet sërish pas aventurës te Vitesse në Eredivisie.
Sulmuesi i talentuar shqiptar është paraqitur shumë mirë në miqësoret e verës me kampionët e Evropës, por te Chelsea mendojnë se i duhet edhe pak eksperiencë për të qenë gati për ekipin e parë.
Udinese have asked Chelsea for Armando Broja on loan until June 2022. Talks ongoing after his contract extension with Chelsea few days ago. ???? #CFC #Udinese
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 2, 2021
Interesimi për 19-vjeçarin nga Malësia e Madhe nuk mungon, disa klube e pëlqejnë, teksa në garë është futur edhe Udinese.
Fabrizio Romano shkruan se bardhezinjtë italianë kërkojnë të marrin sulmuesin e kombëtares kuqezi në huazim për sezonin e ri.
Drejtuesit e Udineses po bisedojnë me homologët e “Bluve të Londrës” dhe Broja pritet të jetë shqiptari i radhës që do të luajë në Serie A. /abcnews.al