Sipërmarrësit shqiptarë në Shkup, testojnë tregun për produktet “High Tech”

schedule19:33 - 13 Maj, 2019

schedule 19:33 - 13 Maj, 2019

Dy sipërmarrës nga Shqipëria kanë udhëtuar në Maqedoni për të prezantuar idetë e tyre inovative në fushën e teknologjisë. Të rinjtë kanë paraqitur projektin për karikimin e telefonave celularë përmes energjisë diellore, në përpjekje për të futur në treg edhe produkte të tjera krahas atyre të superfuqive teknologjike.

Këta janë dy sipërmarrës të rinj nga Shqipëria fqinje të cilët me ide konkrete erdhën në Maqedoni, ideja e tyre është e përkryer për ata që nuk munden pa telefonin celular, dhe krahas karrikuesve klasikë të lëvizshëm për baterinë e telefonit, ata kanë një zgjidhje më ndryshe dhe janë këtu për të hulumtuar tregun nëse është I gatshëm për zgjidhjet e reja me energji diellore. Bers Gjashta thotë se karikuesi mobil për telefona i cili mbushet me shfrytëzimin e energjisë diellore funksionon në mënyrë të thjeshtë, është i mirë për paraglajdistët, çiklistët dhe njerëz që janë vazhdimisht në lëvizje, kurse do të kushtonte rreth 50 euro.

 Bers Gjashta, inovator nga Shqipëria:  “Ideja jonë është që të zhvillojmë biznes të ri, njerëzit kanë mundësi ta karikojnë telefonin e tyre celular nëpërmjet energjisë diellore, në vendin tonë kemi energji diellore falas, dhe e pyetëm veten pse nuk e shfrytëzojmë mjaftueshëm? Të gjithë sot e kemi të njejtin problem, sidomos njerëzit që janë në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpesh e përdorin telefonin e tyre celular”.

Jon Shkreli mendon se Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë kapacitet për bashkëpunim në shumë fusha.

 Jon Shkreli, inovator nga Shqipëria:  “Të gjitha llojet e ideve që do të prezantohen këtu besoj se do t’i japin një shtytje vendeve të gjithë rajonit. Të mos jetë gjithçka ekskluzivitet i vendeve si SHBA dhe Kina që prodhojnë objekte teknologjike me çmim të ulët”.

Përveç përfaqësuesve nga Azerbejxhani, Ukraina, Shqipëria, Mali I Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera të Evropës, pjesë e këtij takimi ishin edhe profesorë nga universitete prestigjioze në SHBA, të cilët siç thonë – punojmë në 130 zona zhvillimore në botë, jemi këtu për t’i përcjellur aftësitë më të mira.

 “Në fokus kanë qenë të gjitha vendet, në veçanti vendet të cilat kanë probleme të mëdha ekonomike, arsyeja pse jemi këtu është të krijojmë rrjet, jo vetëm për Maqedoninë ose Azerbejxhanin, por të zhvillohen ide jo vetëm lokale por edhe globale”.

Nga  këndvështrimi global, teknologjitë e reja janë drejtpërdrejt të lidhura me sfidat e biznesit, para pak kohësh në mediat botërore u shfaq roboti grua, i quajtur tengai, robot i aftë i cili duhet të bëjë intervistat e punës dhe ti zëvendësojë njerëzit, studimet treguan se në 7 sekondat e para i intervistuari dhe intervistuesi krijojnë përshtypjen e parë e cila edhe mund të jetë diskriminiuese në bazë të ngjyrës së lëkurës, përkatësisë etnike dhe karakteristikave tjera të personit që kërkon punë, për këtë arsye shkencëtarët suedezë e krijuan këtë robot. Shembull tjetër në botë i cili e tërhoqi vëmendjen globale është edhe shembulli anglez i supermarketeve pa kasier, qytetarët pyesin si të paguajnë? Shumë thjeshtë, me shkarkimin e aplikacionit  dhe skanimin e kodit, produkti është i juaji./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!