Sinqeriteti i Ziyech: Mendoj për sezoni e ri, entuziast që do luaj me Chelsea

schedule10:27 - 24 Shkurt, 2020

schedule 10:27 - 24 Shkurt, 2020

Hakim Ziyech është goditja e madhe e Chelsea për sezonin e ardhshëm. Klubi londinez gjeti akordin me Ajax për kartonin e lojtarit ofensiv dhe 26-vjeçari do të luajë në “Stamford Bridge” pesë sezonet e ardhshme.

Marokeni dëshiron ta mbyllë aventurën me “Harkëtarët” me fitimin e titullit kampion, por, në të njëjtën kohë, pranon në një prononcim për kanalin zyrtar të Chelsea se e ka pak mendjen edhe te skuadra e re dhe ka ndjeshmëri pozitive për sezonin e ri.

Jam entuziast dhe krenar që kam firmosur me një klub të madhe si Chelsea. Po shoh përpara, e kam mendjen te sezoni i ardhshëm dhe shpresoj që të arrijmë gjëra të shkëlqyera së bashku“, deklaron ylli i Ajax, i cili këtë sezon numëron 9 gola të shënuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!