Sinjali i radhës për Manchester United, Upamecano ndez merkaton në “Instagram”

schedule13:23 - 22 Nëntor, 2020

schedule 13:23 - 22 Nëntor, 2020

Qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, vazhdon të lidhet me një kalim te Manchester United. Francezi është një nga emrat më të përfolur dhe falë një lajmi në “Instagram”, ai i ka shtuar akoma dhe më shumë këto zëra.

Bëhet fjalë për një postim në “Instagram”, i cili fliste pikërisht për transferimin e tij në “Old Trafford” në verën e ardhshme. 22-vjeçari e ka pëlqyer këtë postim, çka është marrë menjëherë si një sinjal nga ana e tij nga tifozët.

Kujtojmë se përveç tij në listën e Ole Gunnar Solskjaer është edhe mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane. Gjithashtu në ditët e fundit ishte dhe Niklas Sule i Bayern Munich që deklaroi se një ditë ëndërron të veshë fanellën e “Djajve të Kuq”. /abcnews.al